-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Sali Berisha flet për takimin me Ilir Metën pas marrëveshjes së 18 majit

Gjatë një interviste për portalin syri.net ish Kryeministri Sali Berisha është shprehur se takimi me Metën një ditë pas marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj, ishte një takim normal. Berisha tha se Meta në atë kohë ndoshta mund të ketë menduar edhe se kjo marrëveshje mund të ishte në dëm të tij, por sipas Berishës Meta dhe LSI nuk u dëmtua nga sulmet e dyanshme PD-PS.

Berisha: Një kafe kortezie dhe asgjë tjetër. Sepse personalisht unë e kam mirëpritur marrëveshjen dhe takimin Basha-Rama. Unë kam prerë çdo lloj përpjekje të Ramës që të komunikonte me Sali Berishën. Kam prerë me thikë çdo lloj përpjekje të tij dhe kam qënë kategorik. Ata janë takuar. Nuk është përgjegjësia ime që ata mendojnë gabim. Është çështje e tyre. Nuk ka diskutuar asgjë madhore politike përveç se një kafe kortezie me Ilir Metën. Ai ndoshta e mendoi se kjo marrëveshje kishte qëllime kundra tij, dhe nuk përjashtohet  se ajo pati perkursione të tilla gjatë fushatës, çfarë pagoi një çmim shumë të shtrenjtë PD-ja. Sepse gjatë fushatës Rama arriti të krijojë përshtypjen se do të kishim një koalicion PD-PS. Vetvetiu doli atë javë që Ilir Meta do të ishte opozita e vetme, çka e ndihmoi LSI-në, e bëri me fletë. Nëse marrëveshjen Rama e nisi për të dëmtuar Ilir Metën, mund të thuash që Ilir Meta nuk humbi nga marrëveshja. Ajo javë propagande elektorale, e rrebesheve ndaj LSI-së u tha shqiptarëve se,  shikoni ai është një opozitar i vërtetë. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko