Editorial

Sa shtrenjtë e paguajmë një kryeministër PPP si Rama!

               Publikuar në : 17:39 - 06/04/18 |
rel d

Nga Dritan Laci

450 milion euro u ka marrë qeveria Rama, në katër vite shqiptarëve me taksën e qarkullimit.

11 përqind e buxhetit të shtetit mbushet direkt nga taksa e qarkullimit.

Mbrëmë në një studio televizive një nga dishepujt socialistë të mendimit ekonomik kur u pyet për taksën e qarkullimit 320 lekë për litër karburant që qeveria Rama I mban çdo drejtuesi makine tha me mburrësi se prandaj janë qeveri e majtë: “se ua marrim drejtuesve të makinave taksën e qarkullit dhe nuk ua marrim shtresave të tjera.

A thua se 70 përqind e qytetarëve që kanë makinë janë pasanikë dhe të djathtë që duhen rrjepur.

Gjithsesi për taksën e qarkullimit. Që të kuptojmë edhe nervozizmin e Ramës mbrëmë në Opinion dhe kush mashtron….

Në vitin 2012 qeveria Berisha taksonte 70 lekë të vjetra për një liter karburant dhe arkëtonte 5 miliardë lekë të reja ose 38 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit.

Në vitin 2014 me të ardhur në pushtet Qeveria Rama  e rriti taksën e qarkullimit nga 70 lekë në 170 lekë të vjetra për një litër karburant.

Në vitin 2014 Qeveria Rama arkëtonte nga taksa e qarkullimit 110 miliardë lekë të vjetra.

Në vitin 2015 Qeveria Rama e rriti taksën e qarkullimit nga 170 lekë të vjetra për litër karburant në 270 lekë për litër,  ku së bashku me 20% tvsh që i vendoset kësaj takse, vlera totale në një litër naftë vetëm për këtë lloj takse shkoi në 324 lekë të vjetra.

Pra çdo drejtues mjeti paguante në vitin 2015, 324 lekë të vjetra shtesë për çdo litër karburant të shpenzuar.

Në vitin 2015 Qeveria Rama mblodhi nga taksa e qarkullimit 148 miliardë lekë të vjetra. Pra 38 miliardë lekë të vjetra më shumë se në vitin 2014 dhe taksoi shqiptarët me 100 milion euro më shumë se qeveria Berisha, gjithmonë flasim për taksën e qarkullimit.

Në vitin 2016 Qeveria Rama mblodhi nga xhepat e drejtuesve të mjeteve 168 miliardë lekë të vjetra, pra 20 miliardë lekë të vjetra më shumë se edhe vetë viti 2015.

Në vitin 2017 Qeveria Rama mblodhi nga taksat e qarkullimit 164 miliard lekë të vjetra.

Bilanci në katër vite të Qeverisë Rama.

Në katër vite Qeveria Rama u ka marrë shqiptarëve taksë qarkullimi 450 milion euro.

Deduksioni   Pune publike=Privat=Pallavra=PPP

Stadiumi Arena Kombetare PPP Vlera 55 milion euro…

Çfarë tha Rama:

Do ta bëjmë me PPP se nuk kemi para. Do i japim kullë privatit që do ndërtojë stadiumin se ndryshe nuk na e bën.

Rruga e Arbërit= PPP Vlera 33 miliardë lekë

Çfarë tha Rama…

Do e ndërtojë privati se qeveria nuk ka mundësi ta ndërtojë. Dibranët do kalojnë nëpërmjet traut në 13 vitet e ardhshme.

Rruga e Kombit Ishte pa PPP erdhi Rama e bëri PPP

Vlera e rrugës 2 miliard euro 137 kilometra

Rama do u marrë shqiptarëve dhe kosovarëve 300 milion euro për 30 vite

Teatri Kombëtar=PPP Vlera 20-milion euro

Çfarë thotë Rama

Nuk e ndërtojmë dot, Qeveria nuk ka para për të ndërtuar një godinë dinjitoze teatri, do t’i bëjmë një kullë …

Bunkeri i Ramës në Surrel=PPP

E vetmja gjë që Rama ka ndërtuar pa kullë, por që akoma nuk e ka bërë transparencë se kush janë PPP-të që ja ndërtuan është bunkeri ku jeton dhe sinqeriteti për të thënë nëse  shqiptarët po paguajnë akoma me paratë e tyre kullën e tij të izolimit nga realiteti.

Pas