Sport

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike

               Publikuar në : 20:05 - 05/12/17 |
Gerta

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore, në Piongçang, nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik. Pas një hetimi për përdorim të dopingut në lojërat e 2014-s, të mbajtura në Soçi të Rusisë, presidenti i Komitetit, Tomas Bah e dha njoftimin këtë të martë në Lozanë.
Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor. Komiteti Olimpik i Rusisë është përjashtur nga Lojërat Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut, por atletët rus, të cilët e provojnë se janë të pastër nga ana e dopingut, ftohen të marrin pjesë nën një flamur neutral.

Pas