Bota

Rusi, nëna mbyll derën më çelës, tre fëmijët digjen brenda shtëpisë

               Publikuar në : 15:19 - 09/11/18 |
el ida

Një kaldajë e cila kishte pasur defekt prej kohësh dhe që nuk ishte riparuar asnjëherë për mungesë parash ka shpërthyer. Shtëpia u përfshi nga flakët dhe tre fëmijët gjetën vdekjen të karbonizuar. Nëna e tyre e cila i kishte mbyllur me çelës në shtëpi ndërkohë në gjendje shoku tentoi vetëvrasjen.

Natalia  Vorobyeva, është një 36-vjeçare nga Stary Buyan, në Rusi, nëna e  Danil 6 vjeç dhe dy binjakëve Sasha dhe Denis, 3 vjeç.

Natalia, e cila ishte nënë e divorcuar, kishte dalë për të takuar një shoqe. Ajo ishte e bindur se Danil, ndonëse vetëm 6 vjeç, mund të kujdesej për dy vëllezërit e tij. Ajo ka neglizhuar problemin që jepte kaldaja, të cilin nuk e kishte rregulluar pasi nuk kishte para.

Por kur u kthye, shtëpia ishte djegur e gjitha nga flakët, ndërsa fëmijët kishin ndërruar jetë.

Trupi i Danil ishte mbi atë të dy vëllezërve të vegjël, i cili si një hero i vogël, kishte tentuar deri në fund që ti mbronte nga flakët.

Në gjendje shoku, gruaja tentoi që të presë damarët, por u shpëtua në kohë.

Ky ishte një rast i përsëritur sepse edhe pak kohë më parë në banesë kishte rënë zjarr dhe fëmijët ishin shpëtuar nga zjarrfikësit.

Pas