Kryesore

Rusi 2018/ Botërori hyn në fazën e nxehtë, nis sot me Francë-Argjentinë

               Publikuar në : 10:17 - 30/06/18 |
ri.de.

Pas përfundimit të fazës në grupe dhe një dite pushim ndërmjet, botërori “Rusi 2018” rifillon sërish sot me fazën e tij më të “nxehtë”, atë të eliminimit direkt. Kështu sot startojnë dy takimet e para të fazës së 1/8-ave, që do të vijojë deri më 3 korrik, për të përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste. Francë-Argjentinë është sfida e parë e kësaj faze, një ndeshje që fare mirë mund të quhet edhe finale e parakohshme.

Kjo pasi të dy këto skuadra kanë udhëtuar në Rusi me “petkun” e pretendentit dhe kanë pasur si synim që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Gjithsesi, sot në orën 16:00 dy skuadrat do të matin forcat dhe pas kësaj sfide, njëra do të vijojë rrugën për në finale, ndërsa tjetra do të duhet të bëjë gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi. Franca e mbylli fazën në grupe si kryesuese, duke marrë dy fitore dhe një barazim, por gjithsesi skuadra e Deschamps nuk arriti të bindë plotësisht në asnjë prej 3 takimeve.

Nga ana tjetër, Lionel Messi u zgjua vetëm në ndeshjen e fundit të Argjentinës, duke shënuar golin e parë të tij në këtë kompeticion, ndërsa “Albiçelestët” u kualifikuan mes shumë vështirësish. Për vetë skuadrat dhe lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, natyrisht që është gati e pamundur të bëhen parashikime për këtë sfidë. Gjithsesi Franca do të synojë të shfrytëzojë atmosferën aspak të mirë në kampin argjentinas, që është gjithnjë e më shumë i varur nga Messi.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo mes Uruguait dhe kampionëve në fuqi të Europës, Portugalisë, që do të luhet në orën 20:00. Edhe kjo është një sfidë e vështirë për t’u parashikuar, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të të njëjtit nivel, mjaft të kujdesshme në mbrojtje dhe me lojtarë që bëjnë diferencën në sulm.

Portugalia edhe njëherë do të shpresojë te forma e mirë e Cristiano Ronaldos, që pavarësisht 11-metërshit të humbur ndaj Iranit, ka shënuar 4 gola në këtë kompeticion dhe duket në një formë mjaft të mirë fizike.

Nga ana tjetër, edhe Uruguai ka treguar se është një skuadër që lufton shumë dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë kompeticion. Shpresat e skuadrës së Tabarezit janë që të eliminojnë kërcënimin “Ronaldo” dhe të presin ndonjë magji nga dyshja sulmuese Cavani-Suarez, që me kanë një fizik që mund të kërcënojë prapavijën portugeze dhe jo vetëm.

Pas