InstaBIZ

Rudina Magjistari me grip por bashkëshorti e surprizon kështu për Shën Valentin

Shën Valentini nuk mund të mbetej pa surpriza edhe në familjen e Rudina Magjistarit. Bashkëshorti i saj Xhavit Bajrami ka menduar ta lumturojë Rudinën me një buqetë me trëndafila të kuq të cilët sigurisht që e kanë bërë të ndihet shumë mirë moderatoren.

Ajo ka shpërndarë një video në instagram ku tregon trëndafilat dhe shkruan: “Me grip, me grip, po me trëndafila ama”.

Sigurisht në ditën e dashurisë nuk mund të linin pa dhuratë dashurinë e tyre më të madhe që është Mia. Moderatorja ka publikuar edhe një trëndafil rozë të futur në qelq i cili shkruan “trëndafili i Shën Valentinit” për Mian.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko