2

Rruga Tiranë-Elbasan, Rama ‘kërcënon’ ministrin Gjiknuri: Mbaroje ose mbaro vetë

               Publikuar në : 22:11 - 13/03/18 |
rel d

Gjatë një takimi në Elbasan, ku ishin të pranishëm edhe ministrat e kabinetit qeveritar, kryeministrit Edi Rama i është ankuar një qyteter për rrugën Tiranë-Elbasan e cila nuk ka mbaruar ende. Rama ka ‘kërcënuar’ ministrin e Transporteve, Damian Gjiknuri, se ky projekt duhet të përfundojë brenda këtij viti.

“Tani këtë çështje duhet ta marrë përsipër kush e ka përsipër, ministri i Infrastrukturës. Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, tha Rama.

Ndërsa ministri Damian Gjiknuri tha se “Në fakt vendimin e deklaroi kryeministri dhe ne na mbetet vetëm ta zbatojmë. Fatkeqësisht do të duhen edhe ca para më shumë, kështu që edhe ministri i Financave do të ndajë barrën me mua, por ne do ta bëjmë të mundur ta mbarojmë atë rrugë. Për ne ka prioritet dhe rruga do të mbarojë. Menjëherë me lëvrimin e fondeve rruga do të mbarojë, ka mbetur vetëm një segment dhe kjo është e sigurt.”

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë aktualisht në burg dy ish drejtorë të ARRSH-së, ndërsa organi i akuzës vijon hetimet për mos përfundimin në kohë të projektit dhe dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit.

 

Pas