Bilanci tragjik në Shqipëri, 10 viktima nga moti i keq për një javë – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Bilanci tragjik në Shqipëri, 10 viktima nga moti i keq për një javë

viktime

1o njerëz vdiqën për një javë në Shqipëri nga moti i keq.  Shtatë prej tyre ishin të varfër, të pastrehë apo të sëmurë, ndërsa 3 viktima u shënuan nga rrëshqitja në akull. Viktima e fundit u raportua sot në Sarandë.  Shtetasi Zhevahir Telo rreth 61 vjeç është gjetur pa jetë në oborrin e shtëpisë. Ai nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti, tha policia.

Kronologjia:  E shtune 7 janar- Enjte 12 Janar

 Viktimat e të ftohtit

E mërkurë 11 Janar: Anastas Shuke, 38 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës. Ai ishte i vetëm dhe me probleme mendore.

E mërkurë, 11 Janar: Shpresa Muça, 68 vjeç vdiq nga i ftohiti. Sipas fqinjëve të saj, ajo jetonte vetëm dhe vuante nga një sëmundje kronike.

E martë, 10 Janar: U gjet i pajetë 60-vjeçarin Ilia Lilo në ambientet e një zdrukthtarie në Korçë. Ai jetonte i vetëm dhe në kushte të mjerueshme.

E hënë, 9 Janar: Në Lushnjë një roje pallati u gjet i ngrirë nga i ftohti. 52-vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, punonte në Lushnjë si roje pallatesh

E diel, 8 Janar:  Një 54-vjeçar nga Saranda ndërroi jetë në spital. Leonard Beqiri jetonte i vetëm në një banesë të braktisur pa kushtet më minimale të jetesës.

E shtunë, 7 Janar: Gjendet i vdekur në lagjen 17 të qytetit të Durrës endacaku që të gjithë e njihnin me emrin Beni. Ai ishte 40 vjeç dhe nuk kishte strehë.

Vdekjet aksidentale nga ngricat

E diel 8 Janar: Vasil Kaçi 64 vjeç nga Gjirokastra ishte ngjitur në tarracën e pallatit për të parë depozitën që kishte ngrirë por ka rrëshqitur, duke humbur jetën.

E mërkurë, 11 Janar: një fëmijë 12 vjeç i cili lozte në sipërfaqen e ngrirë të liqenit të Kasharit ra brenda në ujë dhe humbi jetën. Arriti të shpëtonte motra e tij 15 vjeç.

E mërkurë, 11 Janar: 40-vjeçari Hajredin Xhelo nga Fier, i cili po kalonte me këmbë mbi rezervuarin e ngrirë të Petovës humbi jetën, pasi u thye akulli. Ai ishte baba i dy fëmijëve.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko