Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Rritet bilanci i tragjedisë, 60 fëmijë vdesin në spital

Të paktën 60 fëmijë kanë humbur tragjikisht jetën në një spital publik në Indi, pas mungesës së oksigjenit, që dyshohet të ketë ardhur pasi autoritetet spitalore nuk i kishin paguar faturën kompanisë përgjegjëse për furnizimin.

Zyrtarët në Uttar Pradesh kanë pranuar se oksigjeni është shkëputur, por thonë se nuk është ky shkaku i vdekjes së fëmijëve.

Mediat lokale raportuan se në spital shpërtheu paniku, ndërkohë që familjarët u përpoqën të ndihmonin stafin që t’u jepnin fëmijëve oksigjen me çanta manuale.

Pjesa më e madhe e viktimave janë të porsalindur dhe fëmijë që po trajtoheshin për encefalitis.

Vdekjet ndodhën përgjatë një harku kohor prej 5 ditësh, në spitalin Baba Raghac Das, në Gorakhpur.

Të premten u raportua për 30 vdekje, por 24 orë më vonë numri i fëmijëve që kanë humbur jetën është dyfishuar.

Zyrtarë të zonës, sipas BBC, pranuan se kishte pasur një problem që lidhej me pagesën e kompanisë që bënte furnizimin e spitalit me oksigjen, por ata thanë se vdekjet e fëmijëve kanë ardhur për shkaqe “natyrale”, pasi sipas tyre, shumë prej pacientëve ishin shtruar në gjendje “serioze” për jetën.

Rajoni është një prej më të varfërve në Indi dhe ka një numër rekord të vdekshmërisë së fëmijëve për shkak të sëmundjeve, përfshirë encefalitis, çdo vit.

Rasti ka ngjallur reagime të ashpra nëpër Indi. Shumë e kanë përshkruar këtë ngjarje si masakër, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko