Aktualitet, Te Fundit

Rriten çmimet e ushqimeve

Pas një frike të madhe që pushtoi tregjet në Shqipëri, inflacioni është rikthyer në trendin rritës. Në muajin dhjetor ai shënoi vlerën më të lartë në dy vitet e fundit.

Çmimet në këtë periudhë u rritën me 2.2%. Sipas Institutit të Statistikave, efektin më të madh në këtë ngritjen e kësaj vlere e patën çmimet e ushqimeve, të pasuara edhe nga një rritje sezonale e kërkesës për këto produkte si pasojë e festave, informon tv klan.

Gjithsesi vlera e inflacionit vijon të jetë poshtë projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, e cila përcakton 3% si shifrën optimale për vendin. Kjo tregon se kërkesa për konsum dhe prirjet drejt kursimit janë akoma të pranishme.

Në tre muajt e parë të vitit që lamë pas, Shqipëria rrezikoi të prekte deflacionin, i cili u ndikua edhe nga çmimet e ulëta që përfshinë tregjet në eurozonë.

Edhe sot shumë degë të industrisë nxjerrëse në vend, vijojnë të kenë fitime në rënie për shkak të kësaj dukurie që përfshiu tregjet globale.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko