Bota

Rrëzohet avioni, 19 të plagosur në Afrikën e Jugut

               Publikuar në : 18:36 - 10/07/18 |
rel d

Të paktën 19 persona janë plagosur pas rrëzimit të një avioni pranë qytetit të Pretorias, në Afrikën e Jugut.

Shërbimet lokale të emergjencës publikuan një foto në rrjetin social “Twitter”, ku vërehej ndihma e ofruar pasagjerëve për të dalë nga rrënojat në flakë të avionit, në një fushë me bar.

Raportime të pakonfirmuara ende flasin për një person në gjendje kritike për jetën.

“Mjekë dhe punonjës emergjencash janë në vendngjarje, në Wonderboom të Pretorias ku është rrëzuar një avion”, tha një zëdhënës i shërbimit lokal “ER24”. “Kemi 19 persona të plagosur për momentin, me plagë që variojnë nga dëmtime të lehta e deri në dëmtime kritike për jetën, por për momentin asnjë viktimë të konfirmuar”.

Avioni ishte i tipit “charter”. “Mund t’iu konfirmoj vetëm faktin që kemi të bëjmë me një rrëzim avioni pranë autostradës Moloto”, tha zëdhënësi i emergjencave civile lokale, Johan Pieterse, për agjencinë e lajmeve “AFP”./T.Ch.

 

Pas