InstaBIZ

Rrëzimi i Bes Kallakut tek “Kënga Magjike”, incident apo pjesë e skenarit?

Në pjesën e dytë të këtij sezoni tek “Për drekë me mua”, personazhet do të drekonin në shtëpinë e aktorit të njohur të humorit Erjon Isai. Edhe këtë puntatë nuk kanë munguar aspak batutat dhe humori në garë, pjesë e së cilës janë moderatorja Arjola Shehu dhe aktorët Bes Kallaku dhe Erjon Isai.
Gjatë drekës në shtëpinë e Isait, dietologia Blerina Bombaj Troci pyet Besin nëse momenti kur ai u rrëzua nga takat te “Kënga Magjike” ishte pjesë e skenarit apo thjesht një incident.
Bes Kallaku: Rashë vetë, ça skenari. Ishim me taka shumë të larta.
Në atë moment ndërhyn edhe Arjola Shehu, e cila tha se “Kishin koreografi në atë pjesë, por nuk e realizuan dot se ishin në taka shumë të larta.” /tvklan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko