Sport

Rregullat e reja të Botërorit 2018, ja çfarë duhet të dini

Ndërkohë që na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e Kampionatit Botëror të Rusisë, emocioni për një kompeticion të tillë është tepër i madh anembanë globit, jo vetëm për fanatikët e futbollit.

Ama, në mes të kësaj vale emocionesh, dikujt mund t’i kenë shpëtuar disa rregulla “ekskluzivë” të cilët do të vihen në zbatim për herë të parë në Rusi.

  1. VAR do të përdoret për herë të parë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”-të në 4 raste.
  • Në rast goli, vendimi për penallti, kartonin e kuq, gabime identiteti.
  • Vendimi i arbitrit është përfundimtar vetëm kur loja rifillon, përveç dy skenareve
    – Nëse kanë ngatërruar emrin e lojtarit me një tjetër dhe nëse do të jepet kartoni i kuq për këto çështje:
  • Dënim për dhunë
  • Abuzim me gjestet
  • Pështymë
  • Kafshim
  1. Në këto raste arbitri mund të ndryshojë mendim më vonë gjatë ndeshjes
  2. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, kafshimi është zyrtarisht një karton i kuq
  3. Tranjerët tani mund të përdorin pajisje elektronike. /Blitz.al/
Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko