-U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Rrëfimi rrëqethës i Valbona Dukës/ Ja si më rrahu Fatmir Xhafa në policinë e Krujës

(Foto ilustruese)

Valbona Duka, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania ka ndërhyrë live në emisionin Opinion dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Znj.Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të.

Zonja theksoi se i dal përballë Xhafës për t’i treguar torturat që kam pesuar nga ai, pasi sipas zonjës është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Duka bëri me dije se në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish hetues në Krujë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko