-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Rrëfimi/ “Familja më shiti tek plaku kosovar për 6 mijë euro”

bashkimja

Një grua ka denoncuar sot familjen e saj se e ka shitur për 6 mijë euro tek një plak kosovar, kur ishte vetëm 18 vjeçe.

Bashkimja, sot 40 vjeç ka dalë në studion “me zemër të hapur” në News 24 për të rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj.

“Në 2005-ën, kur isha 18 vjeç më martuan me një 61 vjeçar nga Kosova. Vonë e mora vesh se isha shitur për 6 mijë euro. Kur u ktheva në shtëpi, nëna më mbylli derën. “Me lekët që morën nga shitja ime kishin rregulluar shtëpinë dhe martuar vëllanë”, shprehet ajo.

Më tej, gruaja thotë se ish-bashkëshorti, Ahmeti e dhunonte dhe e izolonte.Tashmë thotë se ka 4 vite që është ndarë prej tij dhe nga martesa ka edhe një djalë. E gjendur mes vështirësive, Bashkimja kërkon ndihmë në emisionin “Me zemër të Hapur” pasi ish-bashkëshorti kërkon ti marrë djalin.

Ajo tregon se aktualisht Ahmeti 83 vjeçar po bashkëjeton me gruan e tij të pestë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko