InstaBIZ, Sport, Te Fundit

Ronaldo tradhtoi të dashurën kur ishte shtatzënë, flet modelja: Kemi kryer marrëdhënie seksuale

Ronaldo e ka tradhtuar partneren e tij ndërkohë që ajo ka qenë shtatzënë.

Modelja Natacha Rodrigues ka thënë se ka fjetur me yllin e Real Madridit në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj duke i shkruar njëri-tjetrit, ndërkohë që e dashura e tijh është shtatzënë: “E dija se kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim ndërmjet nesh, kishte një lidhje. Ai ishte person i këndshëm dhe pasi kemi shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë, ishte e mahnitshme të isha me të. Nata jonë e përbashkët ishte e veçantë, mirëpo më pas i thash se do të shkoja në një shou televiziv portugez dhe ai më tha që të mos e bëja. Tani mendoj se më ka shfrytëzuar vetëm për seks. Nuk pendohem, sepse të qenit me të ishte si një realizim ëndrre, por ndihem e tradhtuar”, është shprehur 21-vjeçarja për The Sun.

Në ndërkohë, e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, e që është fëmija i katërt i portugezit. Futbollisti është baba edhe i një djali shtatëvjeçar dhe dy binjakëve të lindur para disa muajsh përmes një nëne surrogate./opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko