Sport

Ronaldo ‘thyen’ Messin, nuk do t’ju besohet sa do të përfitojë me kontratën e re

               Publikuar në : 19:57 - 13/03/18 |
m.b

Ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo do të bëhët lojtari më i paguar në botë pas nënshkrimit të kontratës së re me Realin e Madridit.
Sipas Mundo Deportivo, presidenti Florentino Perez ka menduar që ti propozojë portugezit një kontratë të re që do ta detyrojë portugezin të mbyllë karrierën me Realin e Madridit.
Ndërkohë sipas renditjes së Marcas të bërë publike në janar, portugezi renditej si lojtari më i paguar në vendin e gjashtë, ku vendin e parë e mbante argjentinasi i Barcelonës, Messi që merr 45.7 milionë euro në sezon duke vazhduar me Neymar me 38 milionë në sezon dhe Ezequiel Lavezzi me 29 milionë euro në sezon.
Me kontratën e re Ronaldo do të përfitojë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme duke ‘parakaluar’ kështu Lionel Messin, i cili mban vendin e parë si futbollisti më i paguar në botë.

Pas