Sport

Ronaldo te Juventus, klubi italian do “sakrifikojë” Dibala-në

               Publikuar në : 15:36 - 12/07/18 |
E SH

Ardhja e Kristiano Ronaldos te ekipi i Juventusit duket se do të bëjë një lojtar “kurban” në ekip. Një lojtar i cili do të mund të nxirrte një pjesë të mirë të parave që u dhanë për blerjen e Ronaldos do të ishte argjentinasi Paulo Dibala. Lojtari duket se nuk kaloi një zezon të mirë në Torino si dhe pati dhe mosmarrëveshje me trajnerin Alegri.

Klubi që është hedhur në sulm për Dibalën është Liverpuli i cili mendohet se ka filluar bisedimet me lojtarin duke ofruar një shumë prej 90 milionë euro. Ndoshta Juventusi mund të kërkojë më shumë ose do të tentojë të largojë nga ekipi Gonzalo Higuainin.

Pas