-Teknologji, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Robotët e seksit dhe rreziku që paraqesin, ja alarmi i shkencëtarëve

Rritja e numrit të robotëve të seksit, ka vënë në alarm shkencëtarët.

Këta të fundit kanë bërë parashikime të zymta për “anën e errët” të teknologjisë së avancuar, që nënkupton ballafaqimin me çështje të tilla si përdhunimi dhe pedofilia.

Shkencëtarët kanë bërë publik një raport ku ngrenë shqetësimin.

Sipas tyre politikanët dhe publiku duhet të kuptojnë dhe të merren me çështjet etike që robotët e seksit do t’i paraqesin shoqërisë dhe marrëdhënieve.

Raporti gjithashtu paralajmëron se përdorimi i një teknologjie të tillë mund të çojë në ‘izolim social’.

Ato pohojnë se robotët realë të seksit do të jenë të zakonshëm për një dekadë .

Ndërkohë mbështetësit e përdorimit të robotëve të seksit thonë se ato mund të jenë të dobishme për njerëzit e vetmuar ose ata që nuk janë në gjendje të krijojnë marrëdhënie.

Janë pesë krijues të robotëve seksualë në mbarë botën, me çmime që variojnë nga rreth 4.000 deri në më shumë se 11.600 paund për një model “deluxe”. Ata po bëhen gjithnjë e më real, por shkencëtarët thonë se mund të kalojnë 50 vjet para se robotët të jenë në gjendje të lëvizin dhe të flasin spontanisht si një partner dhe të kenë shprehje të fytyrës që duken me të vërtetë njerëzore.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko