-U tha në Opinion, Kryesore

Robert Aliaj: Aktiviteti seksual është ndikuesi kryesor në lumturinë e njerëzve

Sonte në emisionin Opinion po flitet për temën e moshës: “Si të mbetemi të rinj”. Teksa ish deputetja demokrate Lajla Përnaska po fliste për stresin dhe ndikimet e mëdha që ai ka në mirëqenien e njeriut, ka ndërhyrë Robert Aliaj.

Ai është shprehur se të ftuarit po flisnin si të ishte emision i vitit 1996, ku ende ishte tabu të flitej për seksin. Sipas Robert Aliajt aktiviteti seksual është ndikuesi kryesor në mirëqenien e një personi dhe mungesa e tij ka ndikim negativ.

Aliaj tha se aktiviteti seksual kryen njëherësh disa funksione çka e bën që ai të ndikojë pozitivisht në energjitë e individëve.

Sipas Aliajt aktiviteti seksual të bën të ndihesh mirë sepse mbushesh me dashuri, kryen njëherësh edhe funksion e sportit, çliron energjitë negative, përjeton emocione të veçanta etj./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko