Bota

Rita Ora dhe Ed Sheeran po bëjnë gjithçka munden kundër Brexit

               Publikuar në : 16:39 - 07/10/18 |
el ena

Brexit është një nga çështjet më të nxehta të momëntit. Theresa May dëshiron me çdo kusht ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian. Në samitin e fundit të BE ajo tha se nesë refuzohet plani ‘Chequers’, atëherë do të ndodhte Brexit pa marrëveshje. Plani në fakt u hodh poshtë nga Donald Tusk. May-t iu la vetëm 1 muaj kohë për të hartuar një plan të ri, gjë që kryeministrja nuk po e bën. Brexit-erët thonë se Britania do të dalë nga BE pa marrëveshje në datën 29 mars, 2019.

Por jo të gjithë janë dakort me vendimin e liderëve britanikë për ta nxjerrë ishullin nga Bashkimi Europian. Fushata kundër marrëveshjes Brexit po merr gjithnjë e më shumë mbështetje. Dy nga artistët më të njohur e më të dashur në botë, Rita Ora dhe Ed Sheeran i janë bashkuar gjithashtu fushatës.

Ata i kanë dërguar një letër Theresa May-t. Në letër paralajmëruan kryeministren e Britanisë se “Brexit” do të ishte një katastrofë për kulturën e vendit. Sipas tyre nëse arrihet marrëveshja për “Brexit” atëherë do të ishte njësoj sikur kultura e Britanisë së Madhe të futej në burg. Fushata e nisur nga Bob Geldof është mbështetur nga artistët britanikë. Sipas Bob, me “Brexit” Britania do të shndërrohej në një vend pa muzikë./Opinion.al

Pas