-Teknologji, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Risia e “Galaxy Note 8”, tashmë me një kamerë të dyfishtë

Një kamerë të dyfishtë dhe një ekran “Infinity” janë më të rejat e fundit që vijnë për Galaxy S8, me ekran 6.3-inç. Dhe këto janë mes karakteristikave që duhet të ketë edhe Galaxy Note 8 i gjigantit të teknologjisë, Samsung.

Ai është pasardhës i Note 7, i tërhequr nga tregu për shkak të problemeve me baterinë. Këto janë të rejat e fundit për smartfonin koreanojugor, që pritet të vijë në pjesën e dytë të vitit, transmeton tch.

 

Sipas faqes holandeze, GalaxyClub, Note 8 do të vijë me ekran Infinity me skaje të hollë dhe me një raport 18.5:9, që e kemi parë tek S8, ndryshe nga 16:9 e pranishme në shumë smartfonë të tjerë duke menduar të duken më së miri filmimet dhe vide – lojërat.

 

Gjithmonë sipas spekulimeve që qarkullojnë, Note 8 pritet të vijë me sistemin operativ Android Nougat 7.1.1 dhe jo Android O, ende të pa publikuar nga Google.

 

Ndërkohë në treg ka mbërritur, edhe pse vetëm në tregun kinez, Galaxy S8 në një version special, dedikuar kapitullit të fundit të Piratit të Karaibeve. Prodhimi i kufizuar për filmin e pestë të sagës, “Hakmarrja e Salazar” është shitur me një paketim që të kujton kutinë e thesarit dhe që kushton 780 euro.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko