-Jetë dhe Stil, Metro

Risia e çokollatave, tashmë do të kemi mundësi të provojmë edhe ngjyrën ciklamin

Jemi mësuar që çokollata të ketë katër ngjyra tradicionale, pa përdorur asnjë ngjyrues artificial.

Por ja që shumë shpejt do të kemi mundësinë të degustojmë risinë më të fundit, çokollatën ngjyrë rozë, që me siguri do të jetë më i fotografuari në Instagram.

 Pas 13 vitesh eksperiemente, Barry callabaut, kompania zviceriane arriti të prodhonte një çokollatë me ngjyrë ndryshe nga to që kemi provuar më parë, duke ruajtur rigorozisht recetën sekrete. Krijuesit thonë se shija do të jetë më pak e ëmbël se çokollatat me qumësht dhe me aromen e shijen e frutave natyrale të pyllit. Ngjyra rozë arrihet nga përpunimi i një kakaoje speciale dhe frutave të kuqe, të marra të gjitha në Brazil dhe Ekuador pa shtuar asnjë indgrdient artificial ose ngjyrues.

 Prezantimi i parë zyrtar u bë më 5 shtator në Shangai dhe duhen të paktën 6-18 muaj që të kemi mundësinë ta provojmë në disa vende të botës, në varësi nga marrëveshja me kompaninë prodhuese dhe distributorët zyrtarë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko