-Rrjete Sociale, InstaBIZ

Rindizet romanca Rihanna-Chris Brown/ Pasi u bënë sërish miq në rrjete sociale, tani…

rihanna-chris-brown-famous-music-video

Rihanna duhet ta di më mirë se kushdo tjetër atë shprehjen shqiptare “kush të rreh të do”. Kjo pasi këngëtares duket se nuk i ndahet shpirti nga reperi Chris Brown me të cilin është lidhur dhe ndarë disa herë që prej vitit 2009.

Pak ditë më parë dyshja u kap duke bërë ndjekur sërish njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa tani mësohet se ata janë duke folur me orë të tëra.

Sipas një burimi të Hollywood Life ata nuk mund të rrinë më larg njëri-tjetrit.

“Fillimisht biseda nisi nga rrjetet sociale për të vijuar më vonë në telefonat personalë.  Ata janë bërë për njëri-tjetrin”,- është shprehur burimi. “Nuk është thjesht “texting” por është “sexting””.

Kujtojmë se pak kohë më parë reperi u akuzua edhe nga ish e dashura e fundit, Karueche Tran se kishte ushtruar dhunë ndaj saj, madje ka tentuar ta vrasë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko