-Sociale, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Rindërtimi i sheshit “Skëndërbej”, trafiku dhe ndotja. Ja faktet që jep Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se rindërtimi i sheshit “Skëndërbej” ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit në qytet nën normën e vendosur nga BE.

Këtë deklaratë, Veliaj e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa theksoi se një shesh i tillë i mungonte Tiranës, pasi jo vetëm ka ndikuar në pastrimin e ajrit, por ka ulur edhe rritjen e trafikut në kryeqytet.

Ai deklaroi se kohë më parë, Tirana trashëgoi një investim nëntokësor dhe ishte projektuar për të pasur ujë dhe shatërvanë dhe së dyti, u përmirësua nga projekti i Brasinit. Sipas tij, sheshi ishte projektuar pa aspak gjelbërim, ndërsa projekti real ka 50% gjelbërim.

Në këtë sens ne vendosëm të shfrytëzonim investimin e bërë nga Rama në 2008. Në thelb sot Inspektorati i Mjedisit ka nxjerrë rezultatet dhe për herë të parë sot Tirana ka qenë nën normës së vendosur nga BE-ja. Këto janë fakte”, tha Veliaj.

Sa e ka rënduar trafikun në qytet?

Nëse bëni një matje, sot trafiku në kryeqytet është goxha më i stabilizuar, edhe pse njerëzit e kanë kuptuar sheshin si pedonale. Por edhe prej parkimit nëntokësor. Të gjitha këto 1000 mijë makina vinin vërdallë për të gjetur një vend parkimi. Unë sapo vij nga sheshi dhe nuk besoj se Tirana prej kohësh nuk ka pasur një vendtakimi të tillë. Një pikëtakimi 90 mijë metra katrorë në qendër të Tiranës, ku çdo mbrëmje gëlon, unë besoj se Tiranës i mungon. Unë them se kemi marrë projektin optimal.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko