-U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Rikonstruksioni i ‘Pazarit të Ri’/ Veliaj: Kam pasur një lidhje sentimentale me pazarin, kam shitur aty

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu ka deklaruar në lidhje me projektin e përfunduar të “Pazarit të Ri”, se nuk ishte një projekt i kryetarit Basha, por një mbajtje fjale e tij dhe për faktin që kohë më parë kishte shitur personalisht tek ai Pazar.

Gjëja e parë që kam bërë, duke qenë se kam premtuar edhe në fushatë dhe kam pasur një lidhje sentimentale me “Pazarin e Ri”, që nga koha kur unë kam qenë fëmijë dhe kam shitur në atë pazar. Ne iu përgjigjem kësaj kërkese, jo vetëm duke bërë të njëjtin financim, por disa fish. Sot, Fondi Amerikan ka dhënë mbi 1 milion dollarë, Bashkia e Tiranës ka dhënë mbi 2 milion dollarë, qeveria shqiptare po 2 milion dollarë. Ne jemi tek niveli i 5 milion dollarëve, sigurisht pjesa më e madhe është financim i gjikë ekosistemit aty”, tha Veliaj.

 Shiko videon:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko