Sport, Te Fundit

Revolta/ Tifozët djegin makinën e Presidentit të Pescaras

Përshkallëzohet situata te Pescara. Pas humbjes 6-2 me Lazion në fundjavë dhe kërcënimeve ndaj Presidentit Daniele Sebastiani, në mëngjesin e ditës së martë persona të paidentifikuar thuhet se i kanë vënë flakën dy automjeteve në shtëpinë e 49-vjecarit.

Sipas mediave abruceze, mësyrja në shtëpi ka ndodhur rreth orës 3:30 dhe zjarri i është vënë një automjeti tip Smart dhe një tjetri fuoristradë. Edhe pse forcat e zjarrëfikses ndërhynë shpejt, dëmet ishin të konsiderueshme.

Ky akt i rëndë sipas Presidentit të Pescaras ka autorë të dukshëm, që sipas tij janë të njëjtët persona që e kanë kërcënuar javët e fundit. Tensioni në radhët e Pescaras vjen pasi në 23 javë të “Serie-A”-së, skuadra ka dështuar të prodhojë qoftë dhe një fitore. Rezultati i vetëm pozitiv shënon 3 pikët e marra ndaj Sassuolos në tavolinë, vitin e kaluar.

Me 9-të pikë blutë dergjen në vendin e 20-të, praktikisht të rënë nga kategoria. Pescara të dielën humbi ndaj Lazios 6-2. Kjo ishte ndeshja e parë pas 7 javësh që skuadra shënonte më shumë se 1 gol, por rezultati ishte dëshpërues. Edhe më dëshpëruese fjalët e Sebastianit pas ndeshjes. “Gjërat këtu i kanë kaluar kufijtë dhe njerëzit harrojnë.

Dy prezenca në Serie-A brenda 5 vitesh, një fazë “play-off”, u duket pak, mbase disa këtu prisnin që Pescara të fitonte Champions League-ën. Atëherë ja ku e them, në fund të vitit largohem, le të vijë dikush që mund t’ua japë këtyre Championsin” – ka thënë Sebastiani.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko