Reshjet e borës në Tiranë shoqërohen me incidente, aksident masiv në Vorë-Fushë Krujë – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Te Fundit

Reshjet e borës në Tiranë shoqërohen me incidente, aksident masiv në Vorë-Fushë Krujë

00---bora3a

Reshjet e borës në kryeqytet janë shoqëruar me disa incidente automobilistike. Mbrëmja e djeshme i ka kapur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve. Në aksin Vorë-Fushë Krujë, mbrëmjen e djeshme është shënuar një aksident masiv, në të cilin janë përfshirë 4 kamionë, një fugon dhe një makinë tip “golf”.

Aksidente të tjera si pasojë e rrëshqitjes së automjeteve kanë ndodhur edhe në qytet. Në Zonën e Medresesë një autobus i “Unazës” është përplasu me një makinë, ndërsa një tjetër autobus i “Tiranës së R” ka rrëshqitur duke u përplasur me kabinën telefonike.

Fatmirësisht këto aksidente nuk janë shoqëruar me viktima apo të plagosur rëndë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko