-Kulturë, Aktualitet, Te Fundit

Reportazhi i “Washington Post”/ Zbuloni rrënojat dhe thesaret e fundosura të botës nënujore shqiptare

E përditshmja më e madhe dhe prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar ditën e sotme një tjetër shkrim bukurive natyrore në Shqipëri dhe kryesisht botës nënujore e pasur me arkeologji. Me titullin “Thesaret poshtë ujërave koralë Shqipërisë”,  gazetarja sjell një reportazh nga kjo botë ende e pazbuluar nën ujore në një vend që ka ende për të zbuluar për sa i përket bukurive të tij

Shkrimi i “Washington Post” i përmbledhur

Eksploruesit zbulojnë thesare në Sarandë

Derek Smith ka shpallur së fundmi, Shqipërinë, një vend të veçantë turistik me pasuri nënujore të pazbuluara më parë.

Derek Smith është një ekologjist dhe eksplorues, i cili punon për prej vitesh për “RPM Nautica Foundation”,  e cila merret me eksplorimin e botës nënujore. Ai ka zgjedhur Shqipërinë (Sarandën), pasi për të është një vend i virgjër dhe i paeksploruar më parë. Smith dëshiron të mësojë se çfarë ka ndodhur në brigjet e Shqipërisë vite më parë.

“ Nga ajo që kam parë prej kaq kohësh, më ka rezultuar se vetëm duke lundruar për pak metra, mund të gjesh gjëra të mrekullueshme, si nga ana historike edhe nga ajo natyrore, këtu në Shqipëri. Ujërat shqiptare janë të mbushura me ngjarje heroike, që i përkasin dy luftrave më të mëdha botërore.”-është shprehur Derek Smitth.

Eksploruesi ka gjetur shumë sende që përdoreshin në jetën e përditshme, të cilat mendohet si i përkasin ushtarëve dhe flotave tregtare të vajit, gjatë tregtisë me Afrikën e veriut dhe Perandorinë Romake.

Gjithashtu ata kanë gjetur një testament, i cili mendohet të ketë qenë i një tregtari. Ajo daton rreth 1600 vjet më parë.

Eksploruesit kanë deklaruar se shteti grek ua kishte ndaluar hyrjen në kufijtë e tyre detarë. Ata mendojnë se arsyeja ka qenë moszbulimi i pasurisë nënujore ose i një historie që mund t’i përkasë Shqipërisë.”

www.washingtonpost.com/world/europe/wrecks-sunken-treasures-lie-under-albanias-coastal-waters/2017/08/02/cc5fd9c0-7765-11e7-8c17-533c52b2f014_story.html?utm_term=.ed82853c1ff8

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko