InstaBIZ

Reperi i famshëm italian tallet me Noizyn,ironizon moshën e fansave të tij

               Publikuar në : 09:17 - 07/12/18 |
el ida

Bashkëpunimi i reperit Noizy me atë italian Ghali për këngën “Parku i lojërave” rezultoi shumë i suksesshëm.

Në shtator u publikua kënga, e cila deri më tani është dëgjuar nga mbi 3 milionë persona. Në fakt kjo këngë shërbeu që fama e Noizy-t të kalonte edhe atë të tregut të muzikës shqiptare.

Këtë e dëshmon fakti që reperi i njohur italian Fedez reagon në një InstaStory për Noizy-n. Bashkëshorti i blogeres, Chiara Ferragni, postoi një video ku kjo e fundit shihet me djalin e tyre Leo të ulur në tavolinë me laptopin para.

Në një moment Fedez i flet për lajmin e ndarjes së Cardi B nga Offset, ndërsa më pas i drejtohet vogëlushit:

“Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”.

Tha vërtetë Noizy apo na bënë ne veshët? Mesa duket po dhe kjo është një formë tallëse për reperin shqiptar, duke treguar në këtë mënyrë që fansat e tij janë minorenë. Noizy mund të shikojë anën e mirë të kësaj historie: Fedez e njeh dhe e ka dëgjuar muzikën e tij!

Pas