Aktualitet

Regjisorët Çipi e Budina rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh: Morën 8.8 lekë, por nuk realizuan filmin

Regjisorët Kastriot Çipi dhe Robert Budina janë ndër më aktivët në kauzën e artistëve për të mbrojtur Teatrin kombëtar, në kohën kur qeveria ka vendosur me ligj shembjen e tij.

Pikërisht në kohën e protestës dhe debateve, gazeta “Tema” boton një vendim gjykate të një çështjeje që ka ndodhur plot 20 vite më parë. Në vitin 1998, Qendra Kombëtare e Kulturës (QKK) kishte paguar shoqërinë private “ARTEMEDIA FILM shpk”, për realizimin e një filmi, kundrejt vlerës prej 8.8 milionë lekësh. “Dy regjisorët morën paratë nëpërmjet shoqërisë por nuk e prodhuan asnjëherë filmin për të cilin ishin paguar, duke bërë që çështja të përfundonte në gjykatë. Pas disa seancash, Gjykata shpalli fajtorë regjisorët Çipi e Budina dhe vendosi detyrimin për të kthyer shumën e marrë, bashkë me kamatëvonesat.

Në vendimin e gjykatës, theksohet se: “Në ecurinë e realizimit të kësaj kontrate, nga pala e paditur është paraqitur një kërkesë me shkrim e datës 30.6.1999 sipas të cilës përfaqësuesi i saj, Robert Budina kërkon një zgjidhje me mirëkuptim të kontratës dhe gjithashtu thekson se granti është rikthyer në llogarinë e Q.K.K, ku bashkangjitur kësaj shkrese, sipas tij, duhej të ishte dhe konferma bankare që të vërtetonte një fakt të tillë. Kjo konfermë nuk ndodhet e paraqitur si provë dhe as bashkangjitur kësaj shkrese, gjë e cila përkon me faktin që nga pala e paditur është kërkuar vazhdimi i mëtejshëm i kontratës nëpërmjet një deklarate angazhimi të datës 15.12.1999 e nënshkruar nga Kastriot Çipi, me cilësinë e administratorit të palës së paditur”.

Gjithsesi, pavarësisht një sage të gjatë shkresash me shoqëritë përmbarimore, ato para nuk u kthyen kurrë, pasi Zyra e Përmbarimit Tiranë, në vitin 2006 i bëri të ditur QKK-së se ka vendosur ta pushojë urdhrin e ekzekutimit, sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kanë pasuri për shlyerjen e detyrimit.

*Faksimile e vendimit të Gjykates se Tiranes, shpallur ne Tirane me 3.5 2006

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko