Kryesore

Refuzimi i Cakajt, Berisha: Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka!


               Publikuar në : 20:23 - 10/01/19 |
rel d

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar refuzimin që presidenti Ilir Meta i ka bërë dekretimit të Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm. “Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur kokat!”, thotë Berisha.

“Refuzimi me dekret i Presidentit të Republikës për të emëruar ministër të Jashtëm të Shqipërisë të propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte një goditje e merituar e flamurmbajtësve albanofob të projektit të serbomadhisë në Tiranë dhe në Prishtinë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri. Më poshtë deklarata e tij e plotë.

Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhet shtypur nje minute e me pare!

Pas