-Politikë

Reagon Xhafaj; Akuzat e Bashës pa sens e minimum logjike

               Publikuar në : 17:53 - 10/10/18 |
rel d

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një reagim në Twitter Xhafaj, shkruan se traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës.

Reagimi i plotë:

Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!

Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!

Pas