-Politikë, 2

Raporti i DASH për biznesin/ Basha i kthen përgjigje Ramës: “Babëzia ju ka errur sytë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur edhe njëherë Kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që e cilësonte jo të mirën klimën e biznesit në Shqipëri për bizneset e huaja.

Basha thotë se raporti i DASH tregon qartë se biznesi është kapur nga qeveria.

Ndërsa Rama iu përgjigj Bashës në një postim po në Facebook, se opozita duhet ta lexojë mirë raportin dhe ta përkthejë siç duhet.

Por pas këtij reagimi Basha i është përgjigjur sërish, duke publikuar shkrimin e “Zërit të Amerikës”, në të cilin thuhet se  ekonomia shqiptare ka shumë probleme.

“Në shqip, ajo që Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë’, shkruan Basha.

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko