-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Rama vendos një pllakë në Bulevardin e ri dhe hap fushatën 5 muaj para zgjedhjeve

ramaveliaj1

Kryeministri Edi Rama duket se do ta vazhdojë zakonin e politikës së këtyre viteve për të mbledhur vota me inaugurime rrugësh. Ai bashkë me kryebashiakun Veliaj vendosi një pllakë në Bulevardin e Ri që po ndërtohet nga stacioni i Trenit e deri tek bregu i Lumit dhe bëri thirrje njerëzve të dalin në votime.  “Dua të them se rëndom ne dëgjojmë se vota s’ka rëndësi. Njerëzit bëjnë gabimin e madh të mendojnë se pavarësisht nëse votoj apo s’votoj në fund të ditës asgjë s’ndryshon se të gjithë janë njësoj. Këtu jemi në një truall që është dëshmia e krejt të kundërtes. Dëshmia e faktit se cfarë njerëzit vendosin me votën e tyre, nëse vendosin për drejtimin e duhur apo për drejtimin e gabuar”, tha ai.

“Falë votës në drejtimin e duhur Tirana do ketë shumë shpejt bulevardin e ri më në fund sheshin e vet, është i vetmi kryeqytet pa shesh në Evropë dhe i vetmi qytet në Shqipëri tanimë që po ndërton në fund sheshin e vet. Këto janë fakte kuptimplota të një të vërtete shumë të thjeshtë se me votën njerëzit vendosin shumë më tepër nga ajo që ata kanë tendencën shpesh të mendojnë jo vetëm në raport me të tërën por edhe me veten e tyre. Se këto vepra s’i shërbejnë thjesht atyre që i përdorin por një zhvillimi shumë më të madh ekonomik dhe social. Do përfitojë më shumë nesër kur të jenë të realizuara. Tirana nuk është ende qyteti i një gjenerate tjetër…kur isha kryetar bashkie bëra sa munda jo sa desha, për ta celur rrugën që lidh të sotmen me të ardhmen, atë që kemi trashëguar me të parën tanë me atë që kemi detyrim t’i lëmë fëmijëve tanë”, tha Kryeministri.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko