-Politikë, 4, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Rama: Sulmon median dhe gjyqësorin, janë të pabesueshme

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ në News 24, ka kritikuar dy nga pushtet kryesore të një shoqërie të hapur, siç është media dhe gjyqësori.

Rama tha se mediat janë po aq të besueshme, aq sa mund të jenë gjykatat.

Në lidhje me këtë, theksoi ai, duhet të pyesësh publikun.

Rama tha se më thonë se ty nuk të pëlqen kritika.

Por kush më njeh mua e di shumë mirë se unë frymëzohem nga mendimi kritik. Por balta dhe akuzat nuk është kritikë”,-tha Rama.

Ai tha se ekziston gjithmonë një moment për të thënë një të vërtetë dhe kjo nuk është sulm për të denigruar dikë.

Kryeministri Rama u shpreh edhe në lidhje me opinionin e gazetarit malazez, i cili theksoi, se ai gazetar kohë më parë ka deklaruar se Kosova është veshka e Serbisë.

Rama tha se për të besuar atë se sa e sigurtë dhe sa e vërtetë është media, mjafton të shohësh besueshmërinë e gjykatave.

“Unë ju them se duhet të pyesni publikun për të kuptuar vërtetësinë e mediave. Audienca unë ju them se nuk është kriteri më i mirë i së vërtetës”,-tha kryeministri.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko