Rama shemb me tritol një tjetër pallat në Vlorë – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Rama shemb me tritol një tjetër pallat në Vlorë

objekt ne vlore

Sapo erdhi në pushtet Edi Rama nisi të shembte me tritol disa pallate që ishin ndërtuar pa dokumentacion të plotë. I pari ishte pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Sot në këtë qytet pritet të shembet po me tritol një pallat tjetër.

Objekti në ndërtim ndodhet në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tri Racat”. Leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2010, por nga prokuroria rezultoi se leja ishte false dhe nuk kishte kaluar në mbledhjen e Bashkisë së Vlorës.

Për këtë shkak është vënë nën akuzë për falsifikim edhe kryebashkiaku i asaj kohe, Shpëtim Gjika, ndërsa me urdhër të prokurorisë dhe vendim të gjykatës punimet për ndërtimin u pezulluan.

Inspektorët mbërritën në Vlorë, pasi rreth dy javë më parë Kryeministri Edi Rama i tërhoqi vëmendjen kryebashkiakut Dritan Leli se pse nuk ishte shembur ende ky pallat.

Rama inspektoi disa investime në qytet, nga ku i ra në sy pallati i mbetur karabina. Ai i foli me tone të ashpra kryebashkiakut Leli për mos-shembjen deri më tani, pasi sipas tij ky ndërtim është në një zonë që dikur ka qenë lulishte.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko