Aktualitet

Rama shantazhon Bashën: Do zbuloj atë pjesën që dimë të dy


               Publikuar në : 14:45 - 10/10/18 |
b.f

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me statuse në Twitter akuzave të Bashës se kanë fabrikuar një dëshmitar për çështjen Babale. Akuzat erdhen kur Fredi Alizoti u shfaq përmes një video-përgjimi duke deklaruar se e ka shantazhuar drejtori i policisë.

Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment për videon në fjalë, por i është drejtuar personalisht Bashës, duke e shantazhuar se do zbulojë diçka që dinë ata të dy.

Rama në Twitter:

Status 1:

E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.

Status 2:

‏Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd.

Lexo edhe:

Videoja/ Basha: I gjithë shteti u angazhua për të fabrifikuar dëshmitarin

Pas