-Politikë, Kryesore, Te Fundit

Rama: Shallvaret ishin ëndrra ime e rinisë

Kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë, u shfaq në qytetin e Fierit teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm me një veshje të veçantë.

Por ajo që ra në sy ishte një pale çitjane treçerekëshe dhe këpucë me majë që kishte veshur kryeministri.

Rama tha se një palë pantallona të tilla i ka veshur edhe kohë më parë dhe nuk e kuptonte pse disa persona u habitën.

Ai theksoi se ka ikur koha kur disa njerëz të dilnin në stacionin e trenit të Durrësit me gërshërë në dorë dhe të prisnin pantallonat, ndërsa të kapnin për flokësh.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko