Aktualitet

Rama: Populli grek nuk është armiku ynë, por ka dhe gomerët e derrat e vet

               Publikuar në : 21:54 - 08/11/18 |
m.b

 

Pas një qëndrimi të mbajtur në një koment në FB, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sërish mbi thirrjet antishqiptare gjatë funeralit të Kostandinos Kacifas në Bularat. Në intervistën e tij gjatë emisionit “Real Story”  Rama tha ndër të tjera se, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë.

“Mendoj që ajo që shihet nga disa si dobësi, është forca e vlera e këtij vendi. Ne nuk jemi një vend ku luftohet me arkëmortet dhe provokatorët e varrimeve, jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet.

Unë refuzoj dhe i bëj thirrje të gjithëve të refuzojnë shprehjen “na erdhi greku”. Nuk është ky populli grek, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë. Por ky popull ka dhe gomerët e derrat e vet. S’ka nevojë për komente të tepërta, është një ngjarje në një fshat që u mor peng nga disa njerëz qesharakë. Lanë shijen e një shfaqje groteske duke përdhosur dhe vetë të vdekurin që medemek respektuan,” tha Rama.

Kujtojmë që, diplomatik dhe i moderuar ka qenë sot edhe qëndrimi i Kryeministrit grek Tsipras, i cili respektoi dhimbjen e familjarëve, por pa e politizuar çështjen.

Pas