-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

‘Rama po u bën presion familjeve në Bulqizë pas reportazhit të ‘Le Iene’’

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, mbrëmjen e sotme, ka denoncuar dhunën e kryeministrit Edi Rama ndaj disa familjeve në Bulqizë, kryesisht pas transmetimit të reportazhit për fëmijët e kromit të medias italiane.

“Në Bulqizë ka zbarkuar Shërbimi Social Shtetëror duke i bërë presion familjeve që të mos nxjerrë më fëmijët për të mbledhur krom, ndryshe do ti kallëzojë në polici.  Kjo ka ndodhur pasi media televizive italiane ka pasqyruar gjendjen në këtë qytet”,- tha Çupi.

Deputetja e PD-së, shtoi se Rama, pavarësisht se ka hyrë në vitin e 5-të të qeverisjes, nuk ka bërë asnjë investim për qarkun e Dibrës.

“Ky emisioni i gazetarës italiane është pasqyra më e qartë që duhet ti shëmbëllejë kryeministrit sa herë ta shikojë. Kjo është pasqyra e vërtetë dhe varfëria është në ekstremitit. Ju ndoshta nuk bëheni komikë por bëheni tragjikomik sepse është tragjike ajo që ne shkojmë. Po mënyra si e mbroni kalon në komike” – u shpreh ajo në emisionin “360 gradë”.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko