Kryesore

Rama për Metën: Nuk merrem me pengmarrësin, do pres Gjykatën Kushtetuese


               Publikuar në : 13:39 - 12/01/19 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter thotë se nuk do të vazhdojë debatin me Ilir Metën për çështjen e ministrit të Jashtëm. Rama duket se tashmë nuk do të propozojë një emer të ri për ministër, pas refuzimit të Gent Cakës nga ana e Metës. Ai thotë se tashmë do të persë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij zyra e Presidencës është marrë peng.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama në twitter.

Lexo edhe

Meta për Ramën dhe gjeniun, Caka

Pas