Kryesore

Rama: Nuk do humbim asnjë minutë, 12 muaj në funksion të procesit analitik

               Publikuar në : 20:00 - 10/07/18 |
rel d

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të humë asnjë minutë deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Në një intervistë për  për IBNA dhe Albanian Free Press, Rama ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit 2019, duke thënë se 12 muajt e lëna nga BE do të shërbejnë si një kohë për një proces të rëndësishëm analitik.

Rama: Është një proces që vazhdon. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave. Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik.

I pyetur se kur do të ndodhë takimi me Tsipras për arritjen e marrëveshjes se detit, Rama tha: Besoj se ky takim do të jetë së shpejti.

Rama: Zgjidhjet e deritanishme midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe zgjidhja mes nesh dhe Greqisë janë një tregues mjaft i qartë se aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë për zgjidhje.

Rama u shpreh besimplote se zgjidhja mes Kosoves dhe Serbisë do të vijë shumë shpejt, pavarësisht se ky proces nuk eshte i lehte.

 

Pas