Aktualitet

Rama në panik: Dilni në terren, sikur zgjedhjet të ishin në qershor

               Publikuar në : 11:50 - 16/04/18 |
ri.de.

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar në një takim me dyer të mbyllura, ndryshe nga herë të tjera, ku hapja bëhet live në ERTV. Burimet treguan se Rama është shprehur i pakënaqur nga puna në terren e deputetëve.

Ai ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, sikur zgjedhjet të ishin këtë qershor. “Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor”, mësohet të ketë deklaruar Rama, mesa duket i zënë në panik nga zhvillimet e fundit, ku protestohet kundër taksave dhe TVSH ndaj biznesit të vogël.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga deputetët që të ruajnë qetësinë gjatë seancave plenare të tensionuara dhe të mos bien pre e provokimeve të opozitës. Kujtojmë se seancën e fundit, Ditmir Bushati iu kundërpërgjigj opozitës që protestonte për lirimin e kukësianëve.

Pas