-Politikë, Kryesore

Rama: Mora përgjigjen për audiopërgjimin. Zëri nuk është autentik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim të papritur gjatë fjalës së tij. Teksa deklaroi se audiopërgjimin e Agron Xhafaj e kishte dërguar në një prej laboratorëve më të mirë ndërkombëtarë, ai së fundmi është shprehur se ka marrë edhe përgjigjet. Sipas Ramës, në përgjigje thuhet se kemi të bëjmë me një montazh,

“Dua t’ju them se kam marrë përgjigjet për audiopërgjimin. Dua të bëjë një parantezë. Nuk dua të pengoj, as hetimet dhe as të bërrtas montazh, montazh. Nuk jemi përpara një materiali komprometues, por jemi përpara një materiali jo autentik. “ , u shpreh kryeministri.

Duket se Rama tashmë ia kalon edhe Prokurorisë duke kryer hetime për audio-përgjimin, përpara institucionit të akuzës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko