-Si u Veshën, Kryesore

Rama me tuta e këpucë, Basha dhe Samir Mane me kostume/ Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’?

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ ka patur disa të ftuar interesant, të cilët përveçse zunë vendet kryeseore nëpër portale me deklartat e tyre gjatë emisionit, ranë në sy edhe për pamjen e tyre.

Duket se dy liderët politikë në vend kanë tërhequr vemendje edhe për paraqitje e tyre të jashtme në ‘Opinion’.

Pesë të ftuar janë përzgjedhur këtë herë, për t’u komentuar në rubrikën “Si u veshën” për paraqitjen e jashtëme: Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha, binzesmeni i njohur Samir Mane, psikologia Denada Toçe dhe drejtuesja e Fondacionit “Me Dritë” Ketrina Jarazi.

***

Kryeministrit Edi Rama ka vazhduar të tërheq vëmendje me kombinimet e tij në veshje! Këtë herë nuk ishin atletet dhe kostumi, por këpucët serioze dhe tutat sportive me këmishë dhe xhaketë. Duket se Rama çdo ditë ka një gjetje të re sa i përket veshjes së tij.

Në ‘Opinion’ mbrëmjen e të martës kryeministri ka ardhur në të zeza, thyer këto  me këmishë të bardhë. Në emisionin ku flitej për ‘ndihmën e fëmijëve në nevojë’, Rama ka zgjedhur të vij me tuta të zeza, këmishë e bardhë, xhaketë e zezë dhe këpucë klasike të zeza. Ky ishte kombinimi më i fundit prej tij, për të cilin duhet thënë se ishte i pari i një forme të tillë në publik, janë bërë të njohura tashmë daljet e tij me çitjane apo atlete dhe kostum, e këtë herë ai u shfaq me një kombinim paksa të çuditshëm mes sportives dhe klasikes. Disave ju duket i veçantë dhe simpatikë, e disa të tjerëve jo i pranueshëm, sa ju përket shkeljes së rregullave standarte dhe kombinimit të tutave me këpucë e xhakete.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka ardhur i veshur brenda kufijve të një zyrtari, me kostum të zi, këmishë të bardhë, kollare të kuqe dhe këpucë serioze të zeza. Basha u shfaq brenda stilit të tij dhe po ashtu brenda etikës së emisionit.

I ftuar në ‘Opinion’ këtë herë ishte edhe binzesmeni më i madh shqiptar, Samir Mane, i cili ka ardhur i veshur me kostum në tonet  e ngjyrës kafe të mbyllur; Pa kollare dhe me këmishë në tonet e ngjyrës shumë të hapur të bojqiellit. Një kombinim tepër i goditur, çka i dha prezencë në studio Manes.

E në fund por jo për nga rëndësia janë dy zonja në panel. Bëhet fjalë për psikologen Denada Toçe e cila ishte  e veshur e gjitha në të bardha, tendenca e kësaj vere. Flokët e krehura drejtë dhe make up i lehtë, e bëri Denadën të dukej bukur dhe pa asnjë ngarkesë të tepruar.

Ndryshe nga Denada, Ketrina Jarazi edhe e veshur në të zeza. Një jumpsuit në ngjyrë të zezë, të gjatë dhe të mbyllur, i dha Ketrinës një pamje shumë elegante, flokët e krehura drejtë dhe makeup-i i lehtë e treguan atë tepër origjinale.

 

Sa ju përket komenteve më lartë, janë tepër subjektive dhe të mbështetura në një vëzhgim të lehtë për dukjen e të fttuarve në ‘Opinion’. Në rubrikën “Si u veshën”, komentohet tepër shkurt mbi komninimin e ngjyrave dhe të pamjes.

Të gjithë mund të jepni komentet tuaja në facebook për veshjen e të ftuarve. Më poshtë janë fotot e të gjithë të ftuarit në panelet e kësaj jave në ‘Opinion’./Gerta Zaimaj-Opinion.al

 

 

 

@akil_pano #opiniontvklan #opinion #live

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Adela Masha Te ndihmojme femijet ne nevoje! #opiniontvklan #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

@blendifevziu @desada_metaj #backstage #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko