-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Rama me qytetarët në Berat. E moshuara: Ermonela mi lidhi dritat vetëm për fushatë

Një banore e lagjes Çlirim në Berat, i ka shprehur Ramës problemin me hipotekën për banesën, pasi ka bërë ndërtim në tokën shtet. Por i ka kërkuar zgjidhje edhe për energjinë elektrike që ia kanë prerë, edhe pse sipas saj, gjatë fushatës, Ermonela Felja kishte ndërhyrë që t’ja lidhnin.

“Për çfarë pengohemi të marrim të drejtën e hipotekës? Jemi të papunë. Fëmijët i kam pa punë. Kam 6 muaj që s’kam asnjë pagesë, dyqan s’hap dot se s’kam hipotekë. Kam dhe 4 muaj që s’kam paguar energjinë se para 2-3 muajsh kam njoftuar Ermonelën që mi ka lidhur me rastin që bëheshin fushatat, ndërsa të premten mi kanë ndërprerë. Merrni masa.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko