Aktualitet, Foto, Galeri, InstaBIZ, Te Fundit

Rama me atlete në Trieste/ Që nga reagimi i Merkel e deri te ato të mediave të huaja

Në disa foto të publikuara nga portali lapsi.al vihet re reagimi i kancelares Gjermane Angela Merkel për paraqitjen e kryeministrit Rama në Samitin e Triestes.

Kancelarja gjermane u zgjat përtej foltores për të parë më mirë atletet e bardha të Edi Ramës, që duket se ia arriti qëllimit për të tërhequr vëmëndjen, megjithëse pa asnjë projekt, shkruan lapsi.al.

Po ashtu reagime ka patur edhe nga gazetarët italian, ku sipas tyre kryeministri shqiptar u paraqit në takim me një palë “atlete tenisi”.

“Mes politikanëve pjesëmarrës në samit, zgjoi kuriozitet, kryeministri shqiptar, Edi Rama që sfiloi para rojeve të nderit i veshur me kostum dhe me një palë atlete tenisi të bardha” shkruajnë mediat e huaja.

“Rama me një stil ‘casual’, edhe në Trieste me altete”. Ky është titulli i një prej mediave serbe, që edhe kësaj here, i kanë kushtuar sërish vëmendje veshjes së kryeministrit të Shqipërisë. Në një video që ka publikuar ‘B92’ shihet se si pritet Rama në Trieste, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Ku pavarësish kostumit të zi, Rama kishte zgjedhur një palë atlete, stil me të cilin jemi mësuar tashmë.

Kjo nuk u ka pëlqyer as ndjekësve të tij në rrjetet sociale, një sërë kritikash kanë ardhur në adresë të tij dje për atletet që mbante në samitin e Triestes. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko