Kryesore

Rama mbron ‘Rilindjen’, komentuesit: O pallosh, të pushtuan grekët

               Publikuar në : 19:08 - 08/11/18 |
rel d

Kryeministri Edi Rama, të enjten, ka postuar në Facebook një material video e shndërruar në rubrikë me idenë e komunikimit virtual me ndjekësit, por aq sa edhe një sqarim për gjithë paqartësitë apo kritikat që ata shfaqin kundrejt qeverisjes socialiste gjatë këtyre pesë viteve në pushtet.

Nga komenti i përzgjedhur nga kryeministri për t’i kthyer përgjigje, vihet re që komentuesi ka shumë pakënaqësi në lidhje me qeverisjen socialiste, duke e konsideruar atë një organizatë kriminale.

Mirëpo, ajo që bie në sy, nuk është metoda e re e PR-it të kryeministrit shqiptar, i cili ka preferuar të jetë i hapur dhe sqarues përmes një materiali video me ndjekësit e tij, por qindra komente që kanë vërshuar poshtë materialit të postuar në lidhje me situatën e sotme të krijuar në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Sipas tyre, gjendja e vështirë ekonomike në Shqipëri është ulur këmbëkryq, por problemi sot është ekstremizmi grek që vjen dhe provokon, duke kërcënuar seriozisht sovranitetin e kombit tonë.

Qytetarët i kërkojnë kryeministrit të ndërhyjë dhe të mos qëndrojë pasiv me të tillë shfaqje, pasi disa ekstremistë grekë ofendojnë dhe fyejnë shqiptarët në shtëpinë e tyre.

Ceremonia mortore për ekstremistin Kostandinos Kacifas sot në Bularat u krye pikërisht ashtu sikundër ishte paramenduar. Një manifestim antishqiptar, me parrulla nacionaliste dhe thirrje që nxisin urrejtjen etnike mes dy vendeve. Pra, organizatorët në këtë rast nuk zhgënjyen aspak. Ajo që na habiti të gjithëve ishte zbythja ulëritëse e strukturave të shtetit shqiptar.

Në fshat nuk kishte prezencë të forcave të policisë, të paktën me uniformë, duke ‘dorëzuar’ totalisht territorin në dorë grupeve ekstremiste greke që e kthyen funeralin në një shesh për të bëritur thirrjet nacionaliste. Por më e rëndë në këtë rast është pafuqia e shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin në këtë pjesë të territorit, fakt i cili u evidentua edhe nga qindra komente në rrejtin social Facebook dhe në faqen personale të kryeministrit të vendit.

Si më poshtë vijojnë, disa nga komentet e qytetarëve në profilin personal të kryeministrit Rama në Facebook: 

 

Pas