3

Rama mbledh pedagogët e UT: Askush nuk e merr dot peng reformën me shfaqje. Mos hajdeni këtu për probleme të brendshme

               Publikuar në : 12:01 - 14/02/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Nikolla janë mbledhur sot me pedagogët për të diskutuar problematikën që u shfaq aty me një konflikt mes bordit dhe rektoratit. Rama i konsideroi këto probleme të brendshme. Ai tha se problemi i qeverisë ishte me grantin e pakushtëzuar që tani u zgjidh. Sipas tij, gjithçka më pas do të varet vetëm prej tyre. Ligji është aprovuar tha ai dhe s’ka kthim pas.

Më poshtë deklarata e plotë e Ramës:

“Askush nuk e merr dot peng reformën me shfaqje sado legjitime të jenë. Shqetësimet kanë mundësi të shprehen në rrugën e kësaj reforme. Problemi që universiteti ka sot është me veten, jo me qeverinë. Sepse UT sot ka një sfidë e re, një autonomi e zgjeruar (në letër) dhe debati që unë dua të bëj është se çfarë duhet të bëjë qeveria më shumë për autonominë, jo si qeveria të ndajë engjejt nga djajtë. Kjo është një e kaluar, që s’ka lidhje me mua, e qeverinë.

Vononesa e pagave është një shembull shumë i qartë se reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kemi hartuar legjislacionin, sepse na ka vonuar ne si qeveri, për një debat mes ministrisë së arsimit dhe asaj të financave për grantin e pakushtëzuar. Ministria e Arsimit këmbëngul që ky grant të administrohet nga universiteti, ndërsa Ministria e Financave kërkon që të miratohet perj saj. Rruga e zgjidhjes është: Grantet trashëgohen dhe nuk varen nga Ministria e Financave. Ju do thoni pse u vonua kur ju keni patur bindje?! Kjo pati një kosto, që rektori e quajti “kosto e bukës së gojës” që ishte pak më shumë poetike se duhet. Ja që edhe kjo u zgjidh.Pra, granti i pakushtëzuar do trashëgohet nga universiteti pa aprovimin e Ministrisë së Financave.

Problemi i dytë është se granti është i vogël dhe ne na takon ta rrisim, por edhe ju nga ana tjetër duhet të rrisni performancën. Dhe s’mund të vazhdojmë më me historinë se “universitetet publike janë të nënës dhe ato private të njerkës”.

Pra nuk do lejohet që të mos keni sensin e performancës se e keni marrë rrogën, pa marrë parasysh se sa po jepni sa i përket cilësisë. Pra shtimi i grantit do vijë vit pas viti. Ne morën vendim për rritjen e rrogave. Kjo është hera e fundit që ndodh. Në të ardhmen do ta vendosë Universiteti në bazë të kontributeve dhe performancës. Sepse kjo është autonomia”.

/Opinion.al

Pas